Sport Shqiptar

Shatri publikon listën përfundimtare për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të marr pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Ky kompeticion do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më tre korrik.

Pas dy javë stërvitje përzgjedhësi i përfaqësueses, Fidan Shatri ka zgjedhur 12 vajzat, të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garat në Qipro.

Stërvitjen e fundit vashat “Dardane” e zhvillojnë të dielën në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence nga ora 17:00, ndërsa udhëtojnë drejt Qipros më 27 qershor.

Lista përfundimtare: Arbnore Perquku, Aulona Muhadri, Astera Tuhina, Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Diellza Dekaj, Diedona Halitaj, Era Shatri, Flaka Kelmendi, Marigona Rushiti, Saranda Daci dhe Edona Thaqi.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën.

Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Kombëtarja e Kosovës është formuar vetë vitin e kaluar dhe kjo është hera e dytë që merr pjesë në kompeticion.

Në vitin 2021, “Dardanet” zunë vendin e tret, duke humbur vetëm në gjysmëfinale./Shqip.com