Rozë

Sharje, ofendime e kërcënime në Post BBVIP2

Mediat në Shqipëri kanë raportuar për debate të ashpra mes opinionistëve dhe banorëve të Big Brother Vip Albania 2 në xhirimet e edicionit Post BBVIP2.

Protagonistë të përplasjes kanë qenë opinionistja Zhaklin Lekatari dhe çiftin e sapo martuar Luiz-Kiara.

Burime brenda Top Channel kanë thënë se dy palët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar akuzat e Zhakut ndaj Kiarës se ndryshoi kur pa jashtë shtëpisë famën e Luizit.

Kjo thuhet të ketë ndikuar që moderatorja të largohet nga programi me lotë, për t’u rikthyer më vonë.

Pas saj Zhaklin ka vazhduar debatin me Luizin, duke e akuzuar si mashtrues si pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, çka ka ndikuar që të ndërhyjë opinionisti tjetër Arbër Hajdari, i cili ka pasur për herë të parë debat të ashpër me Zhakun.

Për këtë të fundit banorët kanë thënë se u ka dhënë mbështetje Kristit dhe Oltës, për çka kanë kërkuar nga produksioni që ta nxjerrë jashtë Zhakun, por kjo nuk është marrë për bazë.

E ndërkohë Tea ka rikthyer edhe njëherë temën e kërcënimit, ku sipas versionit të saj, Kiara dhe burri i tezes e kanë kërcënuar me shprehjen: ”Do të vras”.

Kjo është mohuar disa herë nga Kiara, madje thuhet se ajo ka deponuar në gjykatë, akuzën për shpifje.

Mbetet të shihet se cilat inserte do t’i bëjë publike Top Channel.

/Shqip.com