Sport Ndërkombëtar

Shaqiri shënon, por edhe nxjerr blof portierin rival (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka realizuar një tjetër gol në ligën amerikane, MLS.

Ai realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69-të për të rikthyer baraspeshën.

Por përpara se mesfushori të godiste, portieri i Minesotas po i bënte presion që nuk do të arrinte të shënonte.

Gardiani St.Kleir më pas doli blof për shkak se Shaqiri i vërtetoi të kundërtën duke shkundur rrjetën e tij. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.

Këtë sezon Xherdani ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asistime. Ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren 2-3 për Chichagon.

/Shqip.com