Sport Ndërkombëtar

Shaqiri shënon përsëri në MLS

Xherdan Shaqiri, MLS

Forma e mirë e sulmuesit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit në MLS po vazhdon.

Ai ka arritur të shënojë një tjetër gol në fitoren e radhës të Chicago Fire.

Skuadra nga Chicago fitoi me rezultat bindës 3:1 përball Inter Miamit të Gonzalo Higuainit.

John Duran me dy gola e Xherdan Shaqiri ia siguruan fitoren skuadrës së tyre, derisa golin e nderit e shënoi Higuain për mysafirët.

Shaqiri në 26 ndeshje në MLS ka arritur të shënojë pesë gola, por ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Chicago Fire është duke luftuar për një vend në Play-Off, por me vetëm 35 pikë pas 30 ndeshje atyre u duhen më shumë fitore.

Ata gjenden gjashtë pikë larg Columbus që gjendet në vendin e fundit që të qon në Play-Off./Shqip.com