Sport Shqiptar

Shaqiri para të gjithëve

Shumë yje të futbollit evropian janë duke zgjedhur vitet e fundit të luajnë në Amerikë.

Paga është arsyeja kryesore pse emra të mëdhenj lënë disa prej kampionateve më elitare në Evropë për të luajtur në MLS.

Faqja e statistikave të futbollit, “Transfermarkt” ka nxjerrë së fundmi një detaj shumë interesant.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri kryeson listën e pagesave, duke qenë më i paguari me plot 7.5 milionë euro në sezon dhe njëkohësisht duke lënë pas vetës emra të mëdhenj si Insigne me 6.9 milionë euro, Bernardeschi me 5.8 milionë euro por edhe shumë të tjerë.

Përveç kësaj, Shaqiri paguhet më tepër edhe se shumë futbollistë të skuadrave të mëdha angleze, Manchester United e Arsenal, përfshirë edhe Granit Xhakën.

/Shqip.com