Sport Ndërkombëtar

Shaqiri do të stërvitet me Luganon para fillimit të Kupës së Botës

Xherdan Shaqiri

Me përfundimin e Kampionatit amerikan, MLS, Xherdan Shaqiri ka vendosur t’i bashkohet skuadrës zvicerane, Lugano.

Sulmuesi do të stërvitet me Luganon për të qenë në fizikisht gati për Kupën e Botës Katar 2022.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova do të stërvitet me ekipin e parë të FC Lugano nga e hëna 24 tetor deri të dielën 13 nëntor 2022.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Zvicrës.

“Pas përfundimit të sezonit për klubin e tij Chicago Fire në Major League Soccer (MLS), lojtari i kombëtares zvicerane dëshiron të përgatitet sa më mirë për Kupën e Botës 2022. Për të qenë në gjendje të stërvitet me FC Luganon, ishte i nevojshëm miratimi i MLS-së dhe udhëheqja e punëdhënësve të Shaqirit, Chicago Fire”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe trajneri i kombëtares, Murat Yakin.

“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk është vetëm e dobishme për të, por edhe për kombëtaren. Kështu që ai do t’i bashkohet skuadrës në formën më të mirë të mundshme të Kupës së Botës”, tha ai.

Shaqiri këtë stinor në MLS bëri 29 paraqitje, ku arriti të shënoj shtatë gola, e nëntë asistime.

Chicago përfundoi në vendin e 12 në tabelën e Konferencës Lindore me 39 pikë të grumbulluar.

/Shqip.com