Sport Ndërkombëtar

Shaqiri asiston, por Chicago Fire turpërohet nga Atalanta United

Asistimi i Xherdan Shaqirit nuk i ka mjaftuar Chicaho Fire të marrë një rezultat pozitiv përballë Atalanta United.

Reprezentuesi i Zvicrës asistoi në golin e vetëm të Chicago Fire që të dielën pësoi disfatë të thellë nga Atlanta United me rezultatin, 4:1.

Ai asistoi në minutën e 11-të në golin e barazimit 1:1, të cilin e shënoi Chinonso Offor.

Shaqiri tregoi formë të lartë në një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin MLS të SHBA-së.

Reprezentuesi i Zvicrës krijoi edhe disa raste për shënim gjatë ndeshjes. Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte kapiten i skuadrës.

Golat për Atalantat u shënuan nga Ronaldo Cisneros, që shënpo Hatt-trick dhe Brooks Lennon.

Skuadra e sulmuesi me prejardhje shqiptare gjendet në vendin e fundit në MLS, me vetë dy fitore, kurse Atalanta është në vendin e shtatë./Shqip.com