Sport Ndërkombëtar

Shaqiri asiston përsëri, por Chicago Fire vazhdon me humbje

Reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri po kalon në formë të mirë.

Shaqiri ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Chicago Fire, por skuadra nuk po ka rezultate të mira.

Sulmuesi në ndeshjen e fundit asistoi një gol, në humbjen e Chicago Fire me rezultat 3:2 ndaj Torontos në udhëtim.

30-vjeçari e asistoi golin e parë të Chicagos në minutën e 52-të, kur shënoi Carlos Teran.

Shaqiri, i cili luajti 90 minuta u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Goli tjerë i Chicagos u shënuan nga Kacper Przybylko, derisa për vendasit realizoi Deandre Kerr dhe dy gola nga Alejandro Pozuelo.

Shaqiri në 12 ndeshje në MLS ka shënuar tre gola dhe i ka asistuar dy të tjerë.

Chicago pas 14 ndeshjeve i ka vetëm 11 pikë dhe zë vendin e fundit, ndërsa Toronto gjendet në venidn e 12-të./Shqip.com