Ekonomi

Shala-Qeverisë: Devijimet në veri i kanë kushtuar buxhetit 84 milionë euro

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se pa u bërë dy vjet qeverisje në krye Lëvizja Vetëvendosje, për devijimet në veri i kanë kushtuar 84 milionë euro buxhetit të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Shala tha se kjo është për shkak të moszbatimit të politikave të udhërrëfyesit për energji elektrike.

“Sovranitet është edhe energjia e jo vetëm tabelat, shtrirja e sovranitetit në veri pikërisht me udhërrëfyesin është. Dëmi më i madh është se çështja e udhërrëfyesit ka kosto shumë më të lartë. Mbi faktet e institucioneve me relevante që ka Kosova sot, vetëm gjatë vitit 2021 dhe deri në tetor të vitit 2022, pra dy vjet të qeverisjes suaj jo të plota, çështja e devijimeve në veri, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 84 milionë euro. Pra, 84 milionë pagesë i keni bërë për devijimet në veri si rezultat i moszbatimit të politikave të udhërrëfyesit”, tha Tahiri.

Shala tha se qeveritë e kaluara, për dhjetë vjet ja kanë shpenzuar shtetit 75 milionë euro për shkak të devijimeve në veri.

“Nga 2010 deri në 2020, të gjitha qeveritë bashkë, i kanë harxhu 75 milionë euro për pjesën në veri. Për 10 vitë në veri, devijimet kanë kushtuar 75 milionë për 1 vit e gjysmë ju i keni pagu 84 milionë për devijime dhe sot nuk e dini ku është procesi i negociatave për energji”.

Tutje, Shala iu drejtua Qeverisë së Kosovës duke thënë se ata harruan dhe e lënë pas dorës procesin e udhrrëfyesit duke u merr me targat.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë  edhe për 30 ditë të tjera.

/Shqip.com