Lajme

Shala në Kuvend: Nuk e lëshoj foltoren pa m’i dhënë edhe 30 sekonda

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilat propozohen edhe pikat e rendit të ditës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë fjalën deputeti Ferat Shala i cili ka filluar të flas por, që mikrofoni iu ndalua nga nënkryetarja, Saranda Bugojevci nën pretendimin se nuk fliste në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“I nderuar vetëm të sqarohem, jemi duke votuar për rendin e ditës. Në momentin që hynë kjo pikë në rendin e ditës e ke të drejtën e diskutimi”, tha Bogujevci.

Kurse, Shala është revoltuar duke thënë se nuk do të lëshoj foltoren pa përfunduar fjalinë.

“Kërkoj 30 sekonda që ta mbylli qëndrimin. Nuk e lëshoj foltoren pa mi dhënë edhe 30 sekonda. Pa mi dhënë  edhe 30 sekonda nuk e lëshoj”, tha Shala.

Kurse, Bogujevci iu kundërpërgjijë duke i thënë se fjalën do ia jep kur ai të mësohet të respektoj të tjerët.

“Kur të mësoheni zotëri që ta respektoni dikë tjetër atëherë t’i jap edhe 30 sekonda për të përfunduar fjalimin, nuk të kuptoj në sjelljen se çfare e ke”.

Ajo se çfarë ishte duke folur Shala kishte të bëjë me shfuqizimin e një rregulloreje të investitorëve strategjik nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Është mirë që ministrja me na tregu se pse e ka shfuqizuar rregulloren e investitorëve strategjik ku në këtë rregullore ka qenë i vetmi akt në fuqi pas skadimit të ligjit e që kanë qenë gjashtë nga ata në sektorin e energjisë. Ju me thoni se çka ka lidhje kjo me energjinë. Saktësisht me këtë rregullore është dashur që të mbyllen kërkesat e investitorëve strategjik në sektorin e energjisë. Kërkesa këto serioze dhe të gjitha në sferën e investimeve strategjike  në sferën e pastër. Pra, shtatë investitorë strategjik kombëtar dhe ndërkombëtar kanë apliku dhe presin më shumë së dy vite për përgjigje nga ju se pse ne nuk kemi mundësi dhe kapacitete që të prodhojmë energji të erës dhe diellit”, tha Shala.

Tutje, Shala tha se  paradite votohet për shfuqizimin e rregullores, pasdite votohet për kthimin negativ të investitorëve strategjik, mbështetur në rregulloren e shfuqizuar para dite.

/Shqip.com