Lajme

Shala dyshon se presidentja Osmani shkoi në itali vetëm për Arbreshët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ngritur dyshimet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Italinë, përkatësisht rajonin ku jetojnë Arbreshët.

Ai ka thënë se kjo vizitë është bërë edhe për një temë tjetër që në Kosovë është shumë aktuale.

“Shumë pak e besueshme që “çështja arbëreshe” ka qenë forca shtytëse e vizitës së saj atje. Më e besueshme del vizita për të parë nga afër si funksionon autonomia e Tirolit jugor, modeli më i përfolur për rehatimin e serbëve lokal. Nuk ka të keqe asgjë deri këtu, e keqja fillon nga momenti kur me metoda jotransparente synohet implementimi i detyrimit ndërkombëtar të vendit, marrë përsipër nga Albin Kurti në pikë të ditës”, ka shkruar Shala.

/Shqip.com