Sport Ndërkombëtar

Shakira “kapet mat” me yllin e sportit botëror (VIDEO)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, duket se e ka harruar përfundimisht ish-partnerin e saj Gerrard Pique. Kolumbiania është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, jo të panjohur. Bëhet fjalë për pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton. Dyshja ka darkuar së bashku në një restorant në Majami teksa nuk iu kanë shpëtuar syve të ndjekësve.

Ata janë filmuar gjatë darkës dhe menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur aludimet për një lidhje të mundshme. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga palët, nëse pas këtij takimi fshihet diçka më shumë se miqësi ose çështje pune.

/Shqip.com