Sport Ndërkombëtar

Shakira – Hamilton në lidhje, e konfirmon gazetarja spanjolle

Shakira dhe Lewis Hamilton duket se janë zyrtarisht në një lidhje, edhe pse ende asnjëri nga ata nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Lajmin e ka bërë me dije gazetarja e njohur spanjolle, Hodi Martin, e cila e ka ndjekur nga afër çështjen e këngëtares kolumbiane me pilotin e Formula 1.

Ajo ka konfirmuar se ata të dy janë më shumë se shokë dhe se ka hedhur poshtë fjalët e një gazete katalanase që shkruante se Luews Hamilton është i lodhur nga sjellja e Shakirës.

Gjithashtu burime të brendshme për gazetaren kanë bërë me dije se këngëtarja dhe piloti kanë pasur tre takime sekrete në Ibiza muajin e kaluar, të cilët janë munduar që t’i shpëtojnë mediave.

/Shqip.com