Rozë Ndërkombëtar

Shakira, Claudia Schiffer e sportisti i njohur, kush janë yjet e Pandora Papers

“Pandora Papers”

Mes politikanëve e liderëve botërorë në dosjet e “Pandora Papers”, janë zbuluar edhe personazhe të njohur të showbizit dhe sportit.

Emrat e tyre tashmë janë publikuar në mediat e huaja.

Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira, emri i plotë i të cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll.

Shakira kishte të paktën tre nga kompanitë e saj në det të hapur të krijuara nga një firmë e quajtur OMC Group , sipas hetimit të ICIJ. 

Këngëtarja, Shakira

Avokati i Shakirës sipas mediave ndërkombëtare bëri me dije se llogaritë e saj “offshore” janë të deklaruara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh sa i përket tatimeve.

Një tjetër personazh është ish-super ylli i kriketit, Sachin Tendulkar nga India.

Avokati i këtij të fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pjesë e dosjes “Pandora Papers” është edhe supermodelja, Claudia Schiffer.

Aktorja italiane, Monica Belluci

Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan saktë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe jeton.

Aktorja italiane, Monica Bellucci dhe tenori spanjoll, Julio Iglesias janë gjithashtu në mesin e atyre personazheve të famshëm me pasuri në det të hapur.

BBC Panorama në një hetim të përbashkët me Guardian dhe partnerët e tjerë të medias kanë pasur qasje në gati 12 milionë dokumente dhe dosje nga 14 kompani të shërbimeve financiare në vende përfshirë Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamanë, Belizën, Qipron, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singaporin dhe Zvicrën.

Burimi: Bashkëpunim ndërkombëtar i gazetarëve hulumtues

Disa figura po përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe shmangie të taksave globale.

Lexo edhe:
“Pandora Papers” zbulon pasurinë sekrete dhe marrëdhëniet e fshehta të udhëheqësve botërorë

Por, një nga zbulimet më të mëdha është se sa njerëz të shquar dhe të pasur kanë krijuar ligjërisht kompani për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet zbulojnë pronarët e disa prej 95,000 firmave në det të hapur pas blerjeve./SHQIP.com