Sport Ndërkombëtar

Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë

Duke veshur emrat e qyteteve të bombarduara rëndë në fanellat e tyre, klubi ukrainas, Shakhtar Donetsk, hapi një seri lojërash bamirësie në të quajtur “Turneu Global i paqes”.

Klubi ukrainas e humbi ndeshjen e parë me rezultat 1-0 ndaj liderit të ligës greke, Olympiakos.

Turneu synon të mbledhë para për ushtrinë e Ukrainës në luftën kundër Rusisë dhe gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të zhvendosur nga lufta.

Shakhtar do të luajë gjithashtu me Fenerbahce , Hajduk Split dhe Lechia Gdansk dhe kundërshtarë të tjerë që ende nuk janë konfirmuar.

Klubet e futbollit në të gjithë Evropën kanë ofruar të luajnë lojëra kundër klubeve ukrainase dhe të presin lojtarë të rinj pasi futbolli në vend u mbyll kur Rusia filloi pushtimin në shkurt.

Në stadiumin Karaiskaki në Pire të shtunën, lojtarët e Shakhtarit zëvendësuan emrat e tyre në pjesën e pasme të fanellave të tyre me ato të qyteteve të bombarduara nga forcat ruse, duke përfshirë Mariupolin./Shqip.com