Lajme Ballkan

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Preshevës të refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka thënë se paralajmërimi për shërbimin ushtarak të detyruar duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai thekson se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi vendimet e tilla i rikthejnë vitet e ’90-të.

Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.

Kamberi u shpreh se Serbia nuk është e kërcënuar nga asnjë vend fqinj.

“Madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresori”.

Sipas deputetit shqiptar në parlamentin serb, rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta.

/Shqip.com