Lajme

Shaip Kamberi nuk e fiton mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi, nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk ka arritur për 13 vota të merr një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Ragim Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

“Sipas rezultateve preliminare 598 për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës apo përShaip Kamberin, ndërsa gashtë për SPS, 10 të pavlefshme dhe një NADA. Për 13 vota nuk arrin Kamberi të bëhet deputet sipas rezultateve preliminare”, ka thënë ai.

Kamberit i duheshin 611 vota për të fituar mandatin e deputetit.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Kamberi kishte arritur të fitonte mandatin si deputetë në kuvend, ku kishte marrë 679 vota.

Lagja më e madhe në Bujanoc, Tërnoci, shkoi në rivotim pas ankesës së Partisë Socialiste Serbe në Komisionin Komunal Zgjedhor në Bujanoc.

Më 9 maj Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka çuar në rivotim Tërnocin./Shqip.com