Ekonomi Biznes

Shahini jep detaje lidhur me vizitën Abazoviqit në Kosovë

AKB
AKB

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë për tri ditë me radhë Kosovën.

Abazoviq e viziton Kosovën me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB). Me këtë rast, Shahini, tha se Abazoviq qëndron në Kosovë për tri ditë dhe do të zhvillojë 20 aktivitet, që kanë karakter ekonomik.

Përderisa njoftoi se Abazoviq do të promovojë një libër e do të nderohet me titullin Honoris Causa.

Madje ai pati fjalë të mëdha për të duke e cilësuar reformator e person që duhet të merret model.

“Kjo vizitë ka karakter ekonomik, politik dhe do të përfshihen aktivitet të ndryshëm, 20 aktivitet me 13, 14 dhe 15 prill. Kjo është një nder i madh, jo vetëm se është kryeministër, por ne e kemi vlerësuar se ia është një reformator, që duhet të merret model”.

“Gjatë këtyre ditëve ne si AKB do të kemi aktivitet të rëndësishme, ai do ta nënshkruaj një marrëveshje dhe do të merr një titull nga ne dhe nga universiteti Universum do të promovohet një libër i tij. Do të kemi disa vizita në Prishtinë dhe në Pejë. Aktivitet do të jetë me bizneset që kanë aktivitet me Malin e Zi, kjo ndoshta është një vizitë historike. Ne do të jemi bashkë gjatë këtyre ditëve. Nesër do të fillojë nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të përfundojë aktivitet në ora 17:00”.

Përderisa Gazmend Abrashi, konsull nderi në Mal të Zi dhe anëtar i AKB-së, tha se Abazoviq do të ketë takime edhe me krerët e shtetit, raporton EO.

“Agjenda është gjithëpërfshirëse, fokusi është në ekonomi, sëbashku me të do të jenë edhe kryetari i Ulqinit edhe Tuzit dhe dy ministra. Vizita është përgatitur një kohë të gjatë. Është hera e parë që vjen në Kosovë. Do të takohet edhe me kryeministrin dhe kryetaren e shtetit. Ftoj bizneset që t’i bashkohen forumit. Falënderoj Universumin që e dekoron atë me titullin Honoris Causa”.

/Shqip.com