Shabani te Llapi edhe për dy vite

Mesfushori, Kushtrim Shabani, ka nënshkruar kontratën e re me Llapin.
Ai do të jetë pjesë e Llapit edhe dy vite pjesë e klubit llapjan.
Lajmin e ka konfirmuar Llapi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani”, thuhet në njoftim.

Shabani fillimisht ka qenë pjesë e Llapit nga viti 2014 deri në vitin 1019, ku pastaj u transferua te Gjilani, por vetëm një vit më vonë ai u rikthye te Llapi.
Me skuadrën e Tahir Batatinës, ai ka fituat dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.

25-vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, duke arritur të realizoj nëntë gola e shtatë asistime në 11.306′ minuta të luajtura./Shqip.com