Lajme

Shabani: Hashim Thaçi votoi për themelimin e Gjykatës Speciale për ta shpëtuar Kosovën nga akuzat e Serbisë

Sot gjatë ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për aktgjykimin e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Haradinaj dhe Gucati u dënuan nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim.

Lidhur më këtë deputeti Shabani është shprehur se Gjykata Speciale gjatë ditës së djeshme ka dënuar drejtësinë e jo çlirimtarët.

Sipas Shabanit, Hashim Thaqi votoi pro themelimit të kësaj Gjykata Speciale për të shpëtuar Kosovën nga akuzat e Serbisë.

‘’Për të shpëtuar Kosovën nga këto akuza, Hashim Thaqi dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për këtë gjykatë më të vetmin qëllim që të largohen këto re të zeza nga qielli i Kosovës’’ ka thënë Shabani.

Sipas Shabanit, Gjykata Speciale është selektive duke mos gjykuar krimet e bëra në Prekaz, Reçak, Meje e në vendet e tjera të Kosovës./Shqip.com