Lajme

Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen e Agonis Tetajt, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, katër vjet pas vrasjes së Agonisit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Procesi gjyqësor i rastit është shtyrë disa herë për shkak të problemeve me palën mbrojtëse.

Ndryshe, Agonis Tetaj ishte vrarë në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor – për vrasjen e tij po ngarkohet djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur nga Prokuroria e Pejës, përkatësisht prokurorja Sahide Gashi, e cila ishte përjashtuar nga ky rast dhe rasti ishte bartur për përfaqësim në Prokurorinë e Gjilanit.

/Shqip.com