Sport Ndërkombëtar

Sezoni i ri, Milani i vjetër

Stefano Pioli

AC Milan e ka nisur me sukses – misionin për mbrotjen e titullit të kampionit në Serie A.

Rosonerët kanë triumfuar me rezultat 4-2 ndaj Udineses – në “San Siro”.

Mysafirët e nisën më mirë këtë takim dhe shënuan pas vetëm dy minutave – me anë të Becao.

Por, ky gëzim zgjati vetëm dhjetë minuta – pasi vendasit e barazuan rezultatin nga pika e bardhë.

Golashënues ishte Theo Hernandez.

Për 2-1 u përkujdes – Ante Rebic, ama Udinese nuk u dorëzua lehtë – pasi e barazoi rezultatin me anë të Masina – në minutata shtesë të pjesë së parë.

Deri në fund të takimit, Milani realizoi edhe dy herë, fillimisht me Brahim Diaz, e pastaj me Rebic.

Rezultati 4-2 ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi – dhe festa shpërtheu në “San Siro”./Shqip.com