Kulturë Kino

Sezoni 6-të i ‘The Crown’ mund të ndalojë prodhimin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Seriali “The Crown”, që tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II, ka të ngjarë të ndalojë prodhimin në sezonin e 6-të pas vdekjes së Mbretëreshës.

Kështu e konfirmuan për Variety burimet pranë krijuesit Peter Morgan.

Ndërkaq, Netflix nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë.

Monarkja, i cila u ngjit në fron në vitin 1952, ishte monarkja më e vjetër në botë në moshën 96-vjeçare.

Ajo vdiq e rrethuar nga familja e saj në Balmoral, pallati i saj në Malësitë Skoceze.

Vdekja e saj vjen përpara sezonit të 5-të të shfaqjes Netflix, i cili do të ketë premierë në nëntor dhe do të shfaqë një kast të ri.

Imelda Staunton do të luajë Mbretëreshën Elizabeth, Jonathan Pryce do të portretizojë Princin Philip, Dominic West do të luajë si Princi Charles dhe Elizabeth Debicki në rolin e Princeshës Diana.

Olivia Williams ka marrë rolin e Camilla Parker Bowles dhe Jonny Lee Miller do të shfaqet si kryeministri John Major.