Sport Ndërkombëtar

Sevilla shkarkon Lopeteguin, pas humbjes kundër Dortmundit

Sevilla ia ka treguar “derën” trajnerit Julen Lopetegui të mërkurën në mbrëmje.

Lajmi vjen pas humbjes 4-1 të klubit kundër Borussia Dortmund në shtëpi në Champions League.

Sevilla gjithashtu ka pasur vështirësi në La Liga dhe aktualisht ndodhet në vendin e 17-të në tabelë, një pikë më shumë se zona e rrezikshme.

Megjithatë, karriera e Lopeteugit mund të mos ketë përfunduar ende me 56-vjeçarin që është emëruar si kandidati për të marrë drejtimin e Wolves në Premier League pas largimit të Bruno Lage.

Rekordi i tij i përgjithshëm si menaxher, i cili përfshin gjithashtu qëndrime në FC Porto, Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës, është 221 fitore, 80 barazime dhe 66 humbje në 367 ndeshje./Shqip.com

/Shqip.com