Sport Ndërkombëtar

Sevilla – Roma, sonte ndeshja për trofeun e parë evropian

Fituesi i trofeut të parë evropian të këtij sezoni përcaktohet këtë të mërkurë. Në “Pushkash Arena” të Budapestit, luhet finalja e Ligës Europa, Sevilja – Roma, takim që nis në 21.00.

Skuadra më e suksesshme në historinë e kësaj gare, Sevilla ka rastin për të ngritur trofeun për herë të 7-të, por misioni është i vështirësisë maksimale, përballë është Joee Mourinhos me armatën verdhekuqe, që pas suksesit një vit më parë në Tiranë në finalen e Ligës së Konferencës, kërkon t’i dhurojë skuadrës së “qytetit të përjetshëm” një tjetër trofe evropian.

Nëse triumfon, Mourinho do të bëhej i pari trajner që e fiton këtë garë me tri skuadra të ndryshme, pasi ja ka dalë me Porton në 2003 dhe me Manchester Unitedin në 2017-ën.

/Shqip.com