Sport Ndërkombëtar

Sevilla – Roma, përfundon pjesa e parë

Sevilla dhe Roma po përballen në Budapest në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Roma ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 ndaj Sevillas në finalen e Ligës së Evropës.

Ishte Dybala i cili realizoi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Sevilla ka mundur të barazojë rezultatin, por goditja e fuqishme e Ivan Rakitic u ndal nga shtylla.

Romakët shkojnë në pushim me një gol epërsi.

Spanjollët arritën në finale pas fitores ndaj Juventusit në gjysmëfinale.

Në anën tjetër Roma ka arritur të mposht Bayer Leverkusenin pas dy ndeshjesh.

/Shqip.com