Sport Ndërkombëtar

Sevilla në finale të Ligës së Evropës, eliminon Juventusin

FOTO: gazzetta.it
FOTO: gazzetta.it

Sevilla është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Spanjollët mposhtën Juventusin pas vazhdimeve me rezultat 2:1 për ta arritur finalen e madhe të Budapestit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Ishte Dusan Vlahovic që realizoi në minutën e 65-të të ndeshjes, për ta kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Por, rezultati u barazua pas gjashtë minutave kur Suso realizoi.

90 minutat nuk mjaftuan për ta përcaktuar finalistin dhe u nevojitën edhe vazhdimet.

Pas 5 minutave, Lamela realizoi për ta kaluar Sevillën në epërsi, e që në fund doli të ishte goli i kualikimit në finale.

Sevilla do të përballet me Romën, që e eliminoi Bayer Leverkusenin.

/Shqip.com