Sport Ndërkombëtar

Sevilla – mundësi e “rilindjes” për Martial

Martial - në Sevilla

Në “Teatrin e Ëndrrave” ndeshjet po i shikonte nga stoli.

Ardhja e Cristiano Ronaldos – ishte treguesi i fundit – që nuk ka vend për të në fushën e gjelbër.

Anthony Martial i është bashkuar Sevillës në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.

Teksa, nuk ka asnjë marrëveshje për blerje të përhershme.

Skuadra spanjolle po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm dhe është ndër pretendetet kryesore për të dalë kampione.

Martial – gjatë mbërritjes në Sevilla

Ekipi i udhëhequr nga Julen Lopetegui – gjendet në vendin e dytë në La Liga, me 46 pikë të grumbulluara.

Vetëm katër më pak se Real Madrid që është lider.

Ardhja e Martial pritet të rritë edhe më shumë konkurencën në repartin e sulmit, teksa mbetet të shihet se a do arrijë të jetë titullar.

Martial ishte bërë adoleshenti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua United nga Monaco, në vitin 2015.

Për kartonin e tij, “Djajtë e Kuq” kishin paguar 30 milionë euro – çmim astronomik për kohën.

Anthony Martial 'wants' to leave Man United · The42
Martial – sa ishte pjesë e Manchester United

Gjithsej, në këto vite ai është paraqitur 269 herë për Manchester United, teksa ka shënuar 79 gola.

Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 32 milionë euro. /Shqip.com