Sport Ndërkombëtar

Sevilla e fortë për madrilienët – pas 45 minutave lojë

Sevilla po triumfon ndaj Real Madrid, pas 45 minutave lojë

Sevilla është duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0 kundër Real Madrid, pas përfundimit të pjesës së parë.

Golin e parë e realizoi Ivan Rakitic, në minutën e 21-të.

Për mesfushorin kroat ky ishte vetëm goli i tretë në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe katër asistime.

Goli i realizuar nga Rakitic

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Në anën tjetër, vendasit shënuan edhe një herë, me anë të Erick Lamelas.

Rezultati aktual ngrit Sevillën në vendin e dyte, me 63 pikë të grumbulluara.

Nëntë më pak se madrilienët që vazhdojnë të prijnë.

Goli i realizuar nga Lamela

Por, këtij rezultati i gëzohet shumë edhe Xavi Hernandez, pasi Barça ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se Real Madrid.

Nëse – katalunasit triumfojnë në të dyja takimet, atëherë e shkrijnë distancën e pikëve në vetëm gjashtë ndaj “los blancos”.

Mbetet të shihet se cili do jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi. /Shqip.com

Tabela momentale e La Ligës