Lajme

Serwer për draftin e Ramës: Ndërhyrje e panevojshme, nuk e zgjidh problemin

Daniel Serwer ekspert i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se draft-statusi I propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin, nuk ishte i drejtë.

Ai, për Euronews Albania tha se ish-kryeministri Berisha kishte të drejtë kur thoshte se ky ishte një veprim i gabuar

“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cenon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin”, tha ai.

Ai tha se është e nevojshmë që propozimi të vijë na Kosova, jo nga Beogradi apo Edi Rama.

Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer.

/Shqip.com