Lajme

Emri/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes së policit në Fier

Ky është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Baltëz të Fierit ku u vra polici Novruz Cenalia. Asllan Mërnica, 23 vjeç, dyshohet se e qëlloi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” për motive gjakmarrjeje.

Mërnica mbante edhe emrin tjetër, Azgan.

Policia është vënë në kërkim të tij. Në terren ka zbritur edhe “Renea” me qëllim kapjen e tij. Në një prej lagjeve të Fierit është gjetur e braktisur makina me të cilën ai u largua pasi ekzekutoi efektivin e policisë.

Nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë ndihmuar nga persona të tjerë pasi ka braktisur automjetin në Fier.

Cenalia ishte veshur me uniformën e policisë, duke shkuar për të marrë turnin e punës kur u vra. Policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

/Shqip.com