Sport Shqiptar

Ekipi i madh italian interesohet për lojtarin e Kombëtares së Kosovës

Falë paraqitjeve spektakolare me fanellën e Lille-s, për Edon Zhegrovën interesim kanë shprehur skuadra të mëdha, kryesisht nga Italia, si Juventus dhe Napoli.

Mirëpo së fundmi në garë për yllin dardan është futur edhe gjiganti tjetër Italian, AS Roma.

“Il Tempo” ka shkruar se Roma e sheh Zhegrovën si futbollistin ideal për krahun e djathtë të sulmit dhe po e përcjell ecurinë e tij.

“Giallorosët” kanë synim t’i marrin dy sulmues anësorë dhe përveç Federiko Kieza-s, ata duan transferimin edhe të Edon Zhegrovës.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Skuadra e Lille-s është i hapur ta shes sulmuesin kosovar, por synon që nga largimi i tij të fitojë mbi 25 milionë euro.

/Shqip.com