Lajme

Sërish alarm për mjetë shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës në stacionin e autobusëve

Sërish alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se kanë pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka deklaruar Ahmeti.

Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Kjo është hera e katërt për lajmërime të tilla përmes një telefonate anonime.

Policia e Kosovës një telefonatë të tillë e kishte pranuar edhe me 7 janar të këtij viti rreth orës 12:00.

Pas pranimit të telefonatës, Policia kishte kryer kontrollet në hapësirat e Stacionit të Autobusëve dhe nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë./Shqip.com