Lajme

Sërish alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës, për të tretën herë më radhë ka pranuar një telefonatë anonime se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, dyshohet se janë vendosur mjete shërpthyese.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, për Shqip.com, ka deklaruar se policia ka evakuuar udhëtarët nga ky stacion.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, deklaroi Ahmeti.

Policia e Kosovës

Një telefonatë të njëjtë, policia kishte pranuar edhe më 5 janar. Por, pas hulumtimeve nga Policia, kishte rezultuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes./Shqip.com