Lajme

Sërish alarm për bombë te rektorati i UP-së

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke qëndruar tek ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas një alarmi për bombë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Shqip.com se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia e Kosovës

Edhe gjatë javës së kaluar, PK kishte pranuar informacion për një alarm për bombë po në të njëjtin vend.

Mirëpo pas inspektimit, Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi ishte i rremë./Shqip.com