Rozë Ndërkombëtar

Seriali “Squid Game” së shpejti po rikthehet me sezonin e dytë

Squid Game

Krijuesi i  “Squid Game” Hwang Dong-Hyuk ka konfirmuar se seriali i njohur do të rikthehet për një sezon të dytë.

Ai deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte një sezon të dytë pas popullaritetit global të dramës së famshme koreane.

“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit”.

Shfaqja arriti një vlerësim mbarë botëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix.

“Squid Game”

Pas konkurrentëve të dëshpëruar dhe të ngecur në para në një lojë të sëmurë mes jetës dhe vdekjes për argëtimin e një elite të pasur, “Squid Game” konsiderohet të jetë një analogji e shoqërisë kapitaliste, shkruan Euronews.

“Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Unë do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën”, është shprehur së fundi në një intervistë regjisori, Hwang Dong-hyuk./SHQIP.com