Teknologji Auto

Seria e re e GLC300 më e fuqishme se modeli paraprak

Sedani sportiv, GLC300 i Mercedes-Benz, pritet të vij këtë vit me një varg ndryshimesh.

Madhësia e rrotave nuk ka pasur ndryshime, pra edhe në modelin e ri vijnë me 113,1 inç dhe gjatësi që zgjerohet me 2,4 inç pra në 185,7 inç.

Kapaciteti i bagazhit është rritur me gati tri metra kub, në 22 gjithsej.

Meqenëse baza e rrotave është e pandryshuar, nuk duhet të jetë befasi që hapësira e këmbëve përpara dhe mbrapa ndryshojnë me vetëm 0,1 inç (para më e shkurtër, mbrapa më e gjatë).

Disa dimensione të tjera janë rregulluar për të rritur rrëshqitjen aerodinamike. Lartësia e përgjithshme është një e dhjeta e inçit, pjesa e përparme rritet me 0,3 inç dhe pjesa e pasme është pothuajse një inç më e gjerë se më parë. Pesha është rritur pak, në krahasim me modelin e vitit 2020.

GLC300 vjen me dy versione të tërheqjes – nga rrotat e përparme apo ato nga pas, kurse vjen me hibrid të butë 48 volt.

Modeli do të ketë marsh automatik me nëntë shpejtësi.

Motori do jetë turbo mbushës 2.0-litërsh me katër cilindra, që i mundësojnë të prodhoj 255 kuaj fuqi.

/Shqip.com