Sergio Ramos mund të kthehet në Sevilla
Publikuar:
(06.01.2023 12:45:11)

Sergio Ramos mund ta bëjë një rikthim sensacional në futbollin spanjoll.
Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit po i kalon muajt e fundit të kontratës me klubin francez dhe palët nuk kanë dhënë shenja se duan ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Ish-futbollisti i Real Madridit mund të transferohet në Sevilla e cila tani është në një situatë të tmerrshme, pas probleme serioze në mbrojtje.
Në moshën 36-vjeçare, ai është ende në formë të mirë dhe skuadra e Sevillës ka nevojë për përforcime në mbrojtje.
Sidoqoftë, ish-përfaqësuesit spanjoll i duhet të pranojë t’i ulet paga nëse dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër, raporton Fichajes.
/Shqip.com