Sport Ndërkombëtar

Sergio Ramos e tepron pas humbjes nga Bayerni, reagimi i tij ndaj një fotografi bëhet viral

Ylli i Paris Saint Germain, Sergio Ramos ka “tronditur” publikun me sjelljet e tij të turpshme pas humbjes nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja është mundur në shtëpi nga skuadra gjermane me rezultat 0:1 në kuadër të sfidës së parë të eliminimit direk.

Pas një loje dëshpëruese, Ramosi ishte mjaft nervoz, andaj vendosi ta shfryjë inatin ndaj një fotoreporteri aty pranë, të cilin e shtyu në momentet që po fotografonte, shkruan Shqip.com.

Video është bërë virale në rrjetet sociale.

/Shqip.com