Sport Ndërkombëtar

“Sergio nuk e ka ndërmend të pensionohet”

Sergio Ramos

Në kryeqytetin e Francës u transferua në afatin kalimtar të verës, por ende nuk e ka djersitur fanelën në “Parkun e Princave”.

Në shumë media franceze u raportua se Sergio Ramos dhe PSG-ja mund t’i ndajnë rrrugët qysh në janar, por këto lajme i ka mohuar menaxheri i futbollistit në fjalë, shkruan Shqip.com.

“Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të pensionohet apo ta përfundojë kontratën Nuk ka dyshim për Sergion. Ai ka telashe fizike, por do të luajë kur ëshë i gatshëm”, tha menaxheri i tij, Rene Ramos.

Why I joined PSG –Sergio Ramos
Sergio Ramos gjatë prezantimit si lojtar i PSG-së

Por, edhe pa prezencen e tij, PSG-ja është lidere në Ligue 1, ku nuk po njeh konkurrencë, pasi kanë 34 pikë, dhjetë më shumë se Lens që është ne vendin e dytë.

Ramos tashmë është 35 vjeçar, ndërsa probleme me lëndime kishin pasur edhe në sezonën e kaluar.

Ai ka qenë pjesë e Real Madrid për 16 vite, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi.

Ndërsa, CV-ja e tij është e pasur edhe në nivel kombëtareje, pasi ka fituar me Spanjën dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kampionatin Botëror./Shqip.com