Sport Ndërkombëtar

Sergio Conceicao: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Foto: Marco BERTORELLO / AFP
Foto: Marco BERTORELLO / AFP

Porto të mërkurën në “Giuseppe Meazza” përballet me Interin në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Trajneri Sergio Conceicao është optimist se skuadra e tij mund ta fitojë garën më të fortë në futboll.

Trajneri luzitan ka folur për ndeshjen ndaj Interit në kanalet zyrtare të UEFA-s pas fitores ndaj Rio Ave në kampionat.

“Nuk mund të fitosh në Ligën e Kampionëve pa cilësi. Pastaj është distanca e krijuar mes skuadrave që i përkasin kampionateve të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi mundësi të luajmë në një finale, që është edhe qëllimi ynë, edhe nëse është i vështirë”, ka thënën Conceicao.

“Kemi luajtur shkëlqyeshëm në fazën e grupeve dhe gjithmonë kemi dhënë sinjale të shkëlqyera. Më kujtohet ndeshja kundër Chelseat, i cili më pas u bë kampion i Evropës. Nuk e meritonim të humbnim, ashtu si në raste të tjera. Mendoj se kemi shansin të mposhtim Interin, mund dhe duhet të ëndërrojmë. Është pjesë e jetës”, ka shtuar Conceicao.

/Shqip.com