Sport Ndërkombëtar

Sergio Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Mesfushori Sergio Busquets është tërhequr nga Kombëtarja e Spanjës.

Mesfushori njoftoi zyrtarisht këtë të premte për pensionimin e tij nga “Furia e Kuqe”.

Busquets regjistroi 143 paraqitje për Spanjën, duke luajtur në çdo ndeshje në Kupën e Botës në Katar.

Gjatë këtij rrugëtimi, 34-vjeçari kontribuoi me dy gola dhe nëntë asistime.

Busquets me Spanjën e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, si dhe doli triumfues në Evropianin e vitit 2012.

/Shqip.com