Sport Ndërkombëtar

Serge Barujan – trajner i përkohshëm i Barcelonës

Serge Baurjan

Sergi Barjuan është emëruar trajner i përkohshëm i Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Shqip.com.

49 vjeçari deri më tani ka qenë duke e udhëhequr Barcelonën B.

I njohur thjesht si Sergi, ai ka qenë futbollist spanjoll, ndërsa ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë.

Sipas mediave spanjolle, ditëve në vijim në krye të skuadrës do të emërohet Xavi Hernandez, por deri atëherë, Sergi do e udhëheqë ekipin.

Ky vendim është marrë, pasi, paraprakisht, katalunasit e kishin shkarkuar Ronald Koeman pas humbjes 0-1, në udhëtim te Real Valadollid.Kjo disfatë në udhëtim ndaj Valadollidit, ishte e para pas 19 viteve për blaugranët.

Sa i përket përvojës së Sergi Barjuan në rolin e trajnerit, ai në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të tjera spanjolle si Almeria dhe Mallorca./Shqip.co