Sport Ndërkombëtar

Serena Willimas do të luaj në Wimbeldon

Serena Willimas

Është 40 vjeçare, por nuk e ka ndërment t’i var këpucët.

Serena Williamas, duket që do të kthehet për të garuar në Wimbledon këtë vit.

23-herë kampionia e Grand Slam-it, e ka bërë të ditur këtë përmes një video të postuar në Instagram.

“Ne kemi folur për rikthimin tim, dhe ai më ka nxitur dhe po më bën gati për Wimbledon”, tha Williams. “Nuk mund të presim! Wimbledon është para US Open, unë duhet të luaj Wimbledon së pari. Emocionuese!”

Serena Williams Appears to Confirm Wimbledon Return: 'I've Got to Play'
Serena Willimas

40-vjeçarja Williams nuk ka luajtur që nga Wimbledon i vitit të kaluar, kur ishte detyruar të tërhiqet ndaj Aliaksandra Sasnovich për shkak të një dëmtimi.

Williams është duke ndjekur rekordin e Margaret Court me 24 tituj të Grand Slam-it në single. Fitorja e saj e fundit në Grand Slam erdhi në Australian Open 2017.

Ajo u detyrua të humbasë Australian Open të janarit pas këshillës së ekipit të saj mjekësor, duke njoftuar në dhjetor se ajo nuk ishte “aty ku duhet të jem fizikisht për të konkurruar”.

How Serena Williams Used the Most Beautiful Service Toss in Tennis to Beat  Her Sister Venus at the U.S. Open | The New Yorker
Serena Willimas

Wimbledon është planifikuar të fillojë në 27 qershor dhe të vazhdojë deri më 10 korrik./Shqip.com