Lajme Botë

Serbia voton pro rezolutës që fajëson Rusinë për krizën humanitare në Ukrainë

OKB-ja

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë e cila fajin ia drejton Rusisë për krizën humanitare në Ukrainë.

Kjo rezolutë u miratua nga 140 shtete, në mesin e tyre ishte edhe Serbia.

Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Rusia do të mbajë përgjegjësi për të gjitha gjërat që i ka shkaktuar në Ukrainë.

Gjatë javës së kaluar Kombet e Bashkuara kanë hedhur poshtë një rezolutë të shtetit rus pasi nuk bënte thirrje për ndërprerjen e pushtimit në shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale./Shqip.com