Lajme Ballkan

Serbia provon të bëjë presion që Kosova të themelojë Asociacionin për anëtarësim në KiE

Këshilli i Evropës
Këshilli i Evropës

Krerët e shtetit serb tashmë po mundohen që të rrisin presonin ndaj shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për të mos ia dhënë Kosovës votën për anëtarësim.

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka cituar një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia do të dalë nga Këshilli i Evropës nëse do të pranohet Kosova. Martens ka pyetur nëse perëndimi do ta cilësojë si një kurth, apo do të bie në të?

Për këtë ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se është një kurth i Serbisë dhe ka thënë se sigurisht që Serbia s’do ta braktisë Këshillin e Evropës.

Për këtë ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke thënë se Kosova ende s’e ka themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që partnerët evropian, siç thotë Bërnabiq, është parakusht për progres sa i përket anëtarësimit.

Bërnabiq pyet se “a kanë gënjyer partnerët tonë evropian (dhe të tjerët)?”.

Ajo në fund ka thënë se për Serbia nuk bën “blof” dhe “nëse Këshilli i Evropës shkel Statutin dhe vlerat e tij – me të vërtetë nuk ka nevojë të jesh pjesë e asaj hipokrizie dhe absurdi”.

/Shqip.com