Ekonomi Biznes

Serbia ankohet: Po humbim deri në 2 milionë euro nga bllokada

Serbia po humb deri në 2 milionë euro në ditë nga bllokimi i hyrjes së mallrave të këtij vendi në Kosovë.

Ky konstatim është bërë nga Oda Ekonomike e Serbisë.

“Është gjithmonë e vështirë të rilidhësh biznesmenët. Ajo që është gjithashtu një keqardhje e madhe është se kur ke një ndalim të eksporteve dhe biznesit, biznesmenëve u kushton shumë të gjejnë një treg të ri, të organizojnë zinxhirët e tyre të furnizimit dhe vendosjen e produkteve, dhe këtu kushton edhe kapitali njerëzor”, tha Nenad Gjurgjeviq nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Ai tregon se kryesisht produktet ushqimore dhe pijet, por edhe derivatet e naftës dhe ilaçet shkojnë nga Serbia në Kosovë, nga ana tjetër, lënda e parë, plastika dhe letra e vjetër blihen nga Kosova.

Është interesante, thotë ai, se pothuajse dy të tretat e produkteve që tregtohen në Kosovë, janë ose lëndë e parë, ose makineri, ose materiale të destinuara për përpunim të mëtejshëm.

“Që do të thotë se praktikisht ai produkt inkorporohet në produktin final në Kosovë dhe i shtohet PBPV-së në Kosovë. Kjo do të thotë se në thelb kjo lloj bllokade, le të themi, prek biznesmenët e tyre po aq sa edhe tanët”, tha Gjurgjeviq.

Ai ka thënë se kanë kontaktuar Odën Ekonomike të Kosovës për të marrë një letër zyrtare për ndalimin e kalimit të automjeteve me mallra serbe, por se deri më tani nuk kë marrë nje vendim të tillë.

Gjurgjeviq tha se disa kompani janë këshilluar që të mos dërgojnë mallin, por të presin për të parë përfundimin e situatës.

/Shqip.com