Lajme

Serbët protestojnë në Veri – “po s’na u lejua as 3 prilli, do marrim masa serioze”

Kuti e votimit e improvizuar

Dhjetëra qytetarë serbë kanë nisur protestën në veri të Mitrovicës në sheshin “Car Lazar”, raporton Shqip.com.

Ata kanë protestuar për moslejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime Kushtetuese në Serbi, edhe në Kosovë.

Protestës i është bashkangjitur edhe përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Rakiq paralajmëroi reciprocitet në rast se më 3 prill nuk do të lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Ai nuk tregoi se çfarë masash mund të marrin si komuna veriore por tha se do të jenë serioze.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe

Ndërkaq, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime “Serbët nga Kosova janë të fuqishëm me shtetin e tyre, Serbinë”; Pse jemi ne qytetarë të rendit të dytë”; “Votoj për paqe jo për terror”.

Si shenjë proteste është vendosur një kuti e votimit në qendër të sheshit.

Iniciator i protestës është Iniciativa Qytetare “Mbijetesa e Serbisë” nga Mitrovica.

Theksojmë se në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, deputetët miratuan me 76 vota pro rezolutën e mosmbajtjes së referendumit serb në Kosovë./Shqip.com

Protesta nga qytetarët serb në veri të Mitrovicës
Protesta nga qytetarët serb në veri të Mitrovicës