Lajme

Serbët në veri vendosin tendë e flamur “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Kërkohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Jarinje

Një grup banorësh serbë në veri të Kosovës po vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, atë të Jarinjës dhe të Bërnjakut, për shkak të vendimit të sotëm që mori Qeveria e Kosovës për vënien e përkohshme të targave të Kosovës për të gjitha automjetet që mbajnë targa të serbisë, njësoj siç vepron vendi fqinj me targat RKS, transmeton Shqip.com.

Në afërsi të kufirit këta protestues kanë ngritur tenda për të kaluar natën, teksa kanë shpalosur një transparent të madh ku shkruhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, raporton portali serb “Kosovo Online”.

Kërkohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Jarinje

Siç raportohet, banderola të tilla do të vendosen në katër komuna në veri të Kosovës.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe – i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Serbia e sheh si thelbësore themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. /Shqip.com