Lajme

Serbët ndalohen nga policia, ishin nis për të votuar për referendum përmes postës

Qytetarët serbë duke tentuar për të votuar përmes postës në Mitrovicën e Jugut

Një grup i qytetarëve serbë kanë tentuar të shkojnë në postën e Mitrovicës së Jugut për të votuar për referendumin e Serbisë.

Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës në urën e Ibrit ndërsa me vete kishin edhe flamurin e Serbisë, raporton Shqip.com.

Përfaqësuesi i këtij grupi kërkoi leje nga zyrtari policor për të votuar përmes postës në Mitrovicën e Jugut, por që nuk iu aprovua.

Zyrtari policor i tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Është e ndaluar me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ne i zbatojmë ligjet e Republikës së Kosovës dhe të kisha lutë të vazhdoni”, tha një zrytar i Policisë së Kosovës.

Pas bisedës me Policinë, ky grup është kthyer mbrapsht.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 15 janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar rezolutën për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë./Shqip.com